Balaj-Halimaj thotë se Haxhi Shala me “zor” e mori postin e shefit të grupit parlamentar
Zëvendëskryeministrja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, ka reaguar ndaj deputetit dhe shefit të grupit parlamentar të partisë së saj, Haxhi Shalës. Ky i fundit, mbrëmë në një emision televiziv, ka thënë se ajo nuk e ka mëritur postin e zv/kryeministres.
Balaj-Halimaj ka thënë se ishte Shala ai që e mori me “zor” postin e Shefit të Grupit Parlamentar, transmeton Indeksonline.
Ne kemi pas plan të diskutojmë menjëherë pandemisë se kush në fakt do të vije si shef i GP. Jam e sigurt se z.Shala e din pasi ishim në takim në kohën kur kemi diskutuar në parti për gjitha emërimet dhe propozimet e anëtarëve të NISMA-s në Qeveri”, ka thënë ajo.