Bajrami tregon a është diskutuar në kryesinë e LDK-së për largimin e Vjosa Osmanit
Ministrja e Ministrisë së Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se asnjëherë nuk është diskutuar largimi i Vjosa Osmanit në kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Asnjëherë nuk është diskutuar largimi i Vjosa Osmanit nga LDK-ja”, është shprehur Bajrami.
“Unë jam shumë e rregullt në mbledhjet e kryesisë së LDK-së dhe asnjëherë nuk di të kem munguar dhe asnjëherë nuk është diskutuar largimi i saj aty”, ka thënë Bajrami në T7.
Tutje, ajo tha se nuk beson se do të vjen puna që të votohet largimi i Vjosa Osmanit në kryesinë e LDK-së.
“Nuk mendoj që ne do të vijmë në një pikë ku ne do duhej të votonim nëse Vjosa Osmani duhet larguar nga LDK-ja”, ka thënë Bajrami.