Bajrami: Studentët të mos qëndrojnë në konvikte, të shkojnë në shtëpit e tyre
Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, gjatë një konference për media, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë, ka kërkuar nga studentët që të mos qëndrojnë në konvikte studentore në mungesë të ligjeratave.
Ajo u ka bërë thirrje atyre që të kthen në shtëpitë e tyre në mënyrë që t’i evitojnë këto pika ku frekuentojnë më shumë student
“Meqenëse sot me vendim të qeverisë është ndërprerë mësimi në të gjitha nivelet duke përfshirë këtu edhe universitetet unë besoj se studentët nuk kanë as një arsye që nuk kanë ligjërata të qëndrojnë në konvikte. Ne ju bëjmë thirrje atyre që të kthen në shtëpitë e tyre në mënyrë që t’i evitojnë këto pika ku frekuentojnë më shumë student”, ka thënë Bajrami.