Bajrami heq dilemat për pagat 170 euro, pensionet dhe mbulimin e 50% të qirasë
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bëtë të ditur se Qeveria Hoti nuk ua ka ndal shtesat prej 30 eurosh pensionistëve, ndërsa ka hequr dilemat, duke thënë se pas rishikimit të buxhetit, do ekzekutohen edhe pagat prej 170 eurosh dhe mbulimi i 50% të qirasë.
Ajo tha se Kosova është e detyruar që të hyjnë në borxhe të mëdha për ta menaxhuar situatën e COVID19.
Bajrami ka bërë të ditur se me rishikimin e buxhetit do të ekzekutohen pagat prej 170 eurosh si dhe mbulimi 50% të vlerës së qirasë për ndërmarrjet.
“Dola këtu për të sqaruar disa gjëra, me të vërtet ka kaluar një kohë të gjatë që rishikimi i buxhetit është duke u proceduar në Kuvend, desha të falënderoj grupet parlamentare që po priten të votojnë rishikimin e buxhetit.
Sa i përket fondit për rimëkëmbje ekonomike, ajo tha se nuk është e vërtet që Qeveria Hoti ka larguar masën prej 30 eurosh për pensionistët.
Bajrami pohoi se ka një rënie drastike të buxhetit dhe deri në fund të vitit pritet që Kosova të ketë më pak rreth 230 milionë euro.
“Jemi të detyruar që të hyjmë në borxhe të mëdha për të menaxhuar koronavirusin në Kosovë.
Shuma prej 170 eurosh do të arrin të ekzekutohen edhe masa e me rastin e dekretimit të Ligjit të buxhetit në Gazetën Zyrtare”, tha ajo.