Bajqinovci porosi Shpend Ahmetit: Mos e lejo degradimin e Prishtinës
Deputeti nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci, i ka dhënë një porosi kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit.
Ai i ka thënë Ahmetit se para se të bëjë thirrje tek qytetarët e Prishtinës për legalizim të pronave, Ahmeti duhet ti përmbushë obligimet e tij dhe mos të lejojë degradimin e kryeqytetit.
“Kryetari i Prishtinës u paska bërë thirrje qytetarëve të legalizojnë pronat. Do të ishte mirë që më parë, kryetari t’i përmbushë obligimet e tij e të mos lejojë degradim të vazhdueshëm në qytet sepse ai nuk po ja del të zbatojë ligjet përkitazi me ndërtimet dhe degradimin urban e hapsinor. Sidomos këto dy vitet e fundit në Prishtinë gjendja është në përkeqësim e sipër.
Edhe më e rëndësishme është të kuptojmë se si po lëshohen lejet ndertimore për Lagjet luksoze, siç janë ato rreth liqenit të Badovcit”, ka thënë Bajqinovci.
Sipas Bajqinovcit, Komuna duhet urgjentisht të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të krijuar kornizën e kritereve të qarta që i mbrojnë lagjet e reja nga ndërtimet pa kriter, pa infrastrukturë dhe pa kushte përcjellëse.
“Komuna duhet urgjentisht të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të krijuar kornizën e kritereve të qarta që i mbrojnë lagjet e reja nga ndërtimet pa kriter, pa infrastrukturë dhe pa kushte përcjellëse. Qytetarët nuk e meritojnë t’u zhvlerësohet prona për shkak të ngathtësisë në planifikim dhe menaxhim të Komunës”, ka përfunduar Hardinaj.