Bajqinovci për shkarkimin e Berishajt: S’mund ta shkarkosh dikë që e ka mohuar fajin
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka njoftuar se ambasadori Martin Berishaj këto ditë do të vijë në Kosovë për t’u sqaruar për skandalin financiar në Slloveni, ku dyshohet të jetë përfshirë.
Ai tha se duhet të pritet deklarata e Berishajt para se të vendoset diçka në lidhje me të.
“Për çështjen Berisha unë mendoj se duhet të pritur, dhe të vijë ai dhe të sqarojë se cila është e vërteta e gjithë kësaj”, tha Bajqinovci në Kanal 10.
Ndërsa për çështjen e shkarkimit, Bajqinovci ka thënë se nuk mund të shkarkohet dikush që e ka mohuar fajin.
“Ai ka thënë se nuk është e vërtetë, dhe nuk mundesh me shkarku njeriun që e ka mohu”, tha tutje Bajqinovci.