Bajami: Sot qytetarët me të drejtë ‘krejt dhe drejt” po e quajnë “krejt dhe shtrenjtë’
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, sonte u shpreh se kur zyrtarë qeveritarë flasin për qeverisjet e kaluara, një pjesë të përgjegjësisë e mbajnë edhe ata. Bajrami tha se Albin Kurti tani i ka të gjitha institucionet dhe se ai nuk mund të qajë një mandat të tërë për 20 vjetët e kaluara.
Deklaroi se kryeministri Albin Kurti ka premtuar ulje të çmimeve të artikujve bazë, ndërsa tani ka rritje të tyre.
“Sot qytetarët me të drejtë atë ‘krejt dhe drejt’ po e quajnë ‘krejt dhe shtrenjtë’ . Tash i ka të gjitha institucionet. Kryeministri nuk mund të qajë një mandat të tërë për 20 vjetët e kaluara sepse ai ka premtuar se do ta rris pagën minimale që në ditët e para por janë rrit çmimet. Ka propozuar ZRRE’ja që është e votuar prej deputetëve ka propozuar dufishim të rrymës, nuk është rrit paga minimale. Ai me këto premtime ka ardhur në pushtet. Qttetarët i kanë besuar. I kanë thënë po t’i japim krejt institucionet veç puno”, tha Bajrami për RTV21.
“Edhe ne të tjerët kur kemi ardhur në qeveri kemi trashëguar punë të cilat i ka bërë ose nuk i ka bërë dikush tjetër. Mirëpo nuk e ke kohën kur je në qeveri me i vajtu qeveritë e Kosovës sepse e ke ditë, ke qenë pjesë ë institucioneve, ke qenë pjesë e parlamentit”, shtoi ajo.