Bahtiri për Veliun: VV e LDK duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët
Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, i cili vie nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se e ka zënë në befasi vendimi i shkarkimit të Ministrit të Brendshëm, Agim Veliu.
”Unë ende s’kam biseduar me Kryeministrin për ta ditur saktë se çka ka ndodhur. Ka qenë befasi për mua dhe do të shohim në të ardhmen”.
”Nuk kam siklet unë, por nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur. E kemi situatën sic e kemi dhe kam shumë takime me njerëzit”.
Megjithatë ai është shprehur në Info Magazine se është kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
”Por sa i përket shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme jam kundër. Është një Qeveri e cila është duke punuar me tërë kapacitetin e vet për t’ju shërbyer qytetarëve”.
”Puna e tyre e palodhshme ka qenë shumë efektive”.
”Është e papranueshme për mua të shpallet një gjendje e jashtëzakonshme, kur ne na duhen mjekët, Policia e Kosovës. Kemi nevojë për t’i përkrahur mjekët dhe secilin”.
”Këto dy parti duhet ta gjejnë një rrugë të përbashkët sipas planprogrramit që e kanë përcaktuar së bashku”.
A duhet të rikthehet në detyrën e Ministrit të Brendshëm, Agim Veliu dhe a duhet të hiqet taksa në mënyrë që të vazhdojë partneriteti VV-LDK?
”Kjo qeveri duhet të vazhdojë. Do të diskutojmë”.
”Këto duhet të ulet dhe të bisedohen dhe të shohim cila është fuqia e bashkëpunimit. Situata reale është shumë më ndryshe sesa ju që pretendoni”.
”Nuk dua të komentoj. Ne do të kemi mundësi dhe do të gjejmë mundësi për të bashkëpunuar që kjo Qeveri të jetë funksionale dhe të vazhdojë”.
”Dëshirë e atyre që duan ta shkatërrojnë këtë koalicion, nuk do të plotësohet. Askush nuk e ka të drejtën që të dalë mbi vullnetin e popullit”.
”Ne do të ulemi e do të bisedojmë e do të gjejmë një gjuhë të përbashkët që këto marrëveshjet përgjithmonë të largohen”.