Bahtiri “kursimtar”: Pse me shku në zgjedhje e me hargju pare, prapë VV e LDK bëhen bashkë
Sipas tij, këto dy partie duhet të ulën dhe ta vendosin vulën finale të marrëveshjes për udhëheqje të ekzekutivit.
Bahtiri, në një intervistë për Dukagjinin, theksoi se do të ishte e panevojshme që vendi të shkonte në zgjedhje.
“Pse me hargju pare, me hargju kohë. Edhe nëse shkojmë në zgjedhje ne përsëri do të bëhemi bashkë”, është shprehur ai.
Vullneti i VV-së për me qenë me LDK-në ishte i kamotshëm.
“70 deputetë do t’i kishin këto dy parti nëse do të arrihej marrëveshja para zgjedhjeve, me një listë të përbashkët”, u shpreh ai