Bahtiri e quan skandaloz dhe të porositur aktgjykimin e Kushtetueses
Kryetari i Komunës së Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për caktimin e Avdullah Hotit si mandatar për formimin e qeverisë së re.
Me këtë rast, Bahtiri, se si pasojë e këtij aktvendimi, në të ardhmen do t’iu krijohet mundësia pazarxhinjve dhe humbësve për ta krijuar qeverinë pa fituesin e përcaktuar nga populli.
“Ky vendim mendoj që është skandaloz, i porositur, i dëmshëm për demokracinë dhe do të sjellë pasoja edhe në të ardhmen, ku do të kemi problem si shtet për të ndërtuar institucione të qëndrueshme dhe me legjitimitet që buron nga vullneti i qytetarëve”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Bahtirit:
Të dashur qytetarë,
Unë nuk kam dashur të deklarohem deri në publikimin e plotë të vendimit nga Gjykata Kushtetuese për dekretin e presidentit, ku sot u zhgënjeva edhe më shumë e më keq, se sa me rastin e publikimit të vendimit fillestar.
Ky vendim mendoj që është skandaloz, i porositur, i dëmshëm për demokracinë dhe do të sjellë pasoja edhe në të ardhmen, ku do të kemi problem si shtet për të ndërtuar institucione të qëndrueshme dhe me legjitimitet që buron nga vullneti i qytetarëve.
Si pasojë e këtij vendimi, edhe në të ardhmen do t’iu krijohet mundësi pazarxhinjve dhe humbësve për ta krijuar qeverinë pa fituesin e përcaktuar nga populli.
Prandaj, e ritheksoj se vendi duhet të shkoj në zgjedhje, sepse kjo është rruga më e drejt dhe më demokratike.
Ju bëjë apel gjithë qytetarëve brenda dhe jashtë vendit, që ta tregojnë vullnetin e tyre për të shkuar në zgjedhje përmes nënshkrimit të peticionit.