Babë e birë plagosen në kokë duke luajtur
Një djalë 4-vjeçar dhe babai i tij të dy u qëlluan në kokë pasi arma e fshehur e burrit u shkarkua aksidentalisht ndërsa ata të dy ishin duke luajtur në Bloomington, Indiana.
Djali 4-vjeçari mbetet në gjendje kritike në një spital për fëmijë në Bloomington, ndërsa babai i tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Bloomington, Indiana, kur arma e 36-vjeçarit goditi babë e bir në kokë.
Sipas Këshillit Kombëtar të Sigurisë vdekjet aksidentale me armë përbëjnë 1% të vdekjeve të përgjithshme në SHBA. Në vitin 2017, kishte 486 vdekje aksidentale me armë.