Babë e birë kërcënojnë një person me armë zjarri
Baba e bir kanë kërcënuyar një person tjetër me armë zjarri me të cilin kanë pasur më herët një mosmarrëveshje.
Pas raportimit për këtë kërcënim, Policia ka arrestuar njërin nga të dyshuarit, derisa personi tjetër është vetëdorëzuar, duke pranuar veprën e kryer, derisa ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka kryer veprën.
“Viktima mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme, në tregun e gjelbër është kanosur me armë nga dy të dyshuarit babë e bir meshkuj K/Shqiptarë, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nga Policia është ndaluar dhe është arrestuar një i dyshuar e më pas është vetëdorëzuar edhe i dyshuari tjetër i cili ka pranuar se ka kryer veprën dhe ka dorëzuar armën –revole e llojit “TT”, një karikator me 5 (pesë) fishekë kal.7.62mm, e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe është konfiskuar nga Policia”, thuhet në raportin e Policisë.
Po ashtu, në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur edhe një gëzhojë që dyshohet se është shkrepur nga të dyshuarit.
“Gjithashtu në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë kal. 7.62 mm. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendimin e prokurorit, një i dyshuar pas intervistonit dërgohet në qendrën e mbajtjes”, theksohet në raport. /FaktePlus