Babai rrah vajzën e tij
Një vajzë është rrahur nga babai i saj në Prizren. Për çka Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili sulmoi vajzën e tij duke i shkaktuar edhe lëndime trupore.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Kurse i ati i vajzës, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prizren 14.08.2019 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Rom, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij femër K/Rome, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.