Babai pasi kuptoi se vuante nga kanceri vrau djalin e tij 13 vjeç
Protagonisti i krimit të ndodhur më 5 shkurt është rusi Oleg Drachev, i cili është i diagnostikuar me tumor në kokë.
Nga hetimet e policisë u zbulua se shkak për krimin e tmerrshëm u bë fakti se burri mendonte se pas vdekjes së tij, e shoqja nuk do ishte në gjendje që ta rriste djalin e vetme.
Një histori drithëruese e cila vjen nga Moska, ku policia ruse arrestoi të dyshuarin, i cili tentoi të vriste edhe gruan. Por ajo arriti që të shpëtojë duke u mbyllur me çelës në banjë prej nga ky telefonoi policinë.
Prindërit e 13-vjeçarit Ilya dukeshin të lumtur, deri në momentin kur inxhinieri ish-ushtarak Oleg Drachev, u diagnostikua me kancer.
Të afërmit deklaruan se burri e donte të birin dhe se të gjithë kohën e lirë e kalonte me të.
Nëna e Drachev tha për mediat, “As që mund ta imagjinoni se sa e dopnte të birin, por pasi u diagnostikua me kancer, e hmbi toruan”.
Pas arrestimit, pritet që 40-vjeçri të mbyllet në spital psikiatrik, shkruan noa.al. Në momentin që policia e arrestoi ai tha se e kreu krimin, pasi mendonte se e shoqja nuk ishte e zonja që ta rriste djalin. Kështu që Oleg, e vrau djalin me thikë në gjumë.