Babadimri vdes prej infarktit
Një moment gëzimi për vogëlushët u transformua në një tragjedi të vërtetë.
Gjatë një feste që mbahej për Krishtlindjet në një kopsht në Kemernovo të Rusisë, një burrë 67-vjeçar i cili interpretonte Babadimrin, i cili në rusisht njihet si Ded Moroz, u rrëzua krejt papritur në tokë.
Gjithçka për shkak se pësoi infarkt, duke bërë që të gjejë vdekjen.
Pamjet e momenteve kur Valery Titonenko bie në tokë, po bëjnë xhiron e botës.
Në videon që noa.al sjell më poshtë, shihet burri teksa luan me fëmijët, ndërsa më tej bie pas.
Por pavarësisht mbërritjes së ambulancës, asgjë nuk shërbeu për ta sjellë në jetë, pasi burri kishte ndërruar jetën.