Është ndarë nga jeta në mëngjesin e së shtunës menaxheri i reperit të njohur shqiptar, Azet, Sefa Kaya.

I ndjeri u vetë-aksidentua me veturën e tij në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Sefa ishte vetëm 25 vjeçar, gjersa të pikëlluar për humbjen e tij janë shprehur shumë nga figurat publike.

Fillimisht ishin Mozzik dhe Loredana ata të cilët përmes rrjeteve sociale publikuan fotografi duke shprehur ngushëllime për të ndjerin i cili në të kaluarën ka qenë menaxher i tyre.

Ndërkohë, nuk ka munguar edhe një reagim nga Azeti, i cili ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, të realizuar kohë më parë me Sefan.

“Ti ishe vëllai im, partneri im, njeriu që ishte me mua 24 orë. Do të kisha dhënë jetën për ty. Tani ti na ke lënë. Allahu ju pranoftë në Parajsë. Unë nuk mund ta pranoj këtë. Sefa, vëllai im”, kanë qenë fjalët e tij në gjuhën gjermane.