Azerbajxhani thotë se forcat armene kanë granatuar qytetin Ganja
Azerbajxhani tha të dielën se forcat e armatosura armene kishin granatuar qytetin e dytë me të madh të këtij shteti, në një përshkallëzim të ri të madh të konfliktit në Kaukazin e Jugut.
Armenia ka mohuar se ka sulmuar kundër Azerbejxhanit, por lideri i enklavës armene Nagorno-Karabakh ka thënë se forcat e tij kanë shkatërruar një bazë ajrore ushtarake të vendosur në Ganja.
“Njësitë e përhershme ushtarake të vendosura në qytetet e mëdha të Azerbajxhanit tani e tutje bëhen objektiva të ushtrisë së mbrojtjes,” tha udhëheqësi i Karabagut.
Ministria e Mbrojtjes së Azerbejxhanit ka thënë se qytetet Terter dhe Horadiz afër kufirit me Nagorno-Karabakh ishin nën granatime të mëdha, raporton Reuters.
Luftimet filluan një javë më parë dhe ka shkuar në shkallën më të keqe që nga viti 1990, ku 30,000 njerëz ishin vrarë.
Rishpërthimi i një prej “konflikteve të ngrira” nga kolapsi i Bashkimit Sovjetik ka ngritur shqetësimet për stabilitetin në Kaukazin Jugor, një korridor për transportimin e naftës dhe gazit natyror në tregjet botërore dhe ka ngritur frikën se mund të përfshihen në këtë fuqitë rajonale Rusia dhe Turqia.