AVUK në kërkim të vajit të palmës, inspektohen dhjetëra qumështore e markete
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka dalë me një vendim të ri në lidhje me përdorimin e vajit të palmës.
Kjo ministri në fillim të këtij muaji ka vendosur që përkohësisht të ndalohet importi i vajit të palmës dhe importi i djathit dhe produkteve të ngjashme të djathit të prodhurara me yndyrë bimore (vaj palme).
Po ashtu është ndaluar përkohësisht edhe përdorimi i vajit të palmës në prodhimin e produkteve të ngjashme të djathit nga prodhuesit vendor.
Nga MTI-kanë bërë me dije se Dogana e Kosovës është e obliguar për zbatimin e këtij vendimi.
“Obligohet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës të bëj hulumtim lidhur me përdorimin e brendshëm të vajit të palmës”, thuhet në vendimin e MTI-së.
“Obligohet Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të obligojë operatorët ekonomik të bëj ndarjen e produkteve të qumështit me yndyrë bimore (vaj palme) prej atyre me origjinë shtazore”, thuhet tutje në këtë vendim.
Në lidhje me këtë, menjëherë pas vendimit, AVUK është vënë në funksion të zbatimit të saj. Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për FaktePlus kanë thënë se janë inspektuar 21 qumështore.
Sipas AVUK, 9 prej tyre kanë deklaruar se kanë përodorur yndyren bimore në produktet e qumështit.
Lamir Thaçi nga AVUK thotë se janë marrur dhjetëra mostra të produkteve të qumështit nëpër qymështore dhe markete.
“ Pas marrjes se vendimit për ngritje të masave të kontrollit janë inspektuar 21 qumështore, prej tyre 9 qumështore kanë deklaruar se e përdorin yndyrën bimore në produkte të qumështit. Poashtu janë marrë 45 mostra mostra të produkteve të qumështit në qumështore dhe 14 mostra janë marr në treg (markete). Janë dorëzuar në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë për verifikim në yndyrë bimore”, ka thënë Thaçi.
Po ashtu në inpektim është vënë edhe vet ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, së bashku me inspektorët e Tregut të cilët kanë bërë inspektime në disa qendra tregtare për të parë se sa po zbatohet vendimi i kësaj ministrie.
Pas inspektimit, Krasniqi tha se është i kënaqur me zbatimin e këtij vendimi.
“Sot ishim për vizitë te disa pika tregtare në Prishtinë për të parë nga afër sesa po zbatohet vendimi i nxjerr nga ana ime me datën 11 që ka hyrë në fuqi nga data 15. Ku si arsyeshmëri e kësaj është përdorimi i yndyrërave apo vajit të palmës”, tha ai.
“Në sot nga afër pamë ndarjen e produkteve bimore dhe shtazore se sa po e zbatojmë këtë vendim marketet tona. Dhe nga ajo që pamë deri më tani jemi të kënaqur dhe vendimi i nxjerr nga ana ime ka filluar të zbatohet në përpikëri . Po ashtu ne e kemi bërë edhe ndalesën e importit të të gjitha produkteve që jam me yndyrë nga vaji i palmës po ashtu edhe vajin e palmës. Sigurisht ky vendim i përkohshëm”, ka thënë Krasniqi.
Në anën tjetër, ndaj përdorimit të vajit të palmës Shoqata e Fermerve ka kërkuar që kjo industri me vajin e palmës të mos përdoret dhe lejohet në vend. Ata madje patën protestuar kështu duke derdhur mijëra litra qumësht në lumenjë.
Ndryshe vendimi i MTI-së për ndalimin e përdorimit të vajit të palmës, ka hyrë në fuqi që nga 15 shtatori i këtij viti./FaktePlus
Ministri Krasniqi inspekton qendrat tregtare nëse po e zbatojnë vendimin për vajin e palmës