Avokati kosovar thotë se shpërbërja e Speciales praktikisht është e pamundshme
Avokati kosovar, Arianit Koci thotë se është e pamundshme që të shpërbëhet Gjykata Speciale, edhe pse ka thënë se juridikisht ka mundësi.
“Unë besoj që shpërbërja e Gjykatës Speciale është e pamundur, ka mundësi juridike por në praktikë është e pamundur. Ne kemi marrë obligime ndërkombëtare, nuk është dashur në fillim që ta bëjmë. Tash në këtë fazë është vonë që ta bëjmë çfarëdo veprimi”, ka thënë Koci për Rubikon të KTV-së.
Ai ka thënë se në Speciale kanë qenë jashtëzakonisht profesionalë e korrektë ndaj klientëve të tij dhe se “çdo ankesë dhe çdo kërkesë timen ata e kanë aprovuar”.
“Në aspektin profesional janë sjell shumë korrekt, ata e hetojnë raportin e Dick Martyt. Raporti i tij është i kornizuar dhe pretendon për krime monstruoze që kanë ndodhur”, ka thënë Koci.