Avni Dehari: Ekspertiza e Zvicres thotë se Astriti është vrarë
Pas marrjes së raportit nga Instituti Zviceran, ka folur babai i Astrit Deharit.
Avni Dehari ka thënë se e kanë marrë raportin në dy kopje, dhe sipas konkluzioneve ka dalë se Astrit Dehari është vrarë.
Tutje ai ka kërkuar që të hapen hetimet për rastin e ndodhur në qendrën e paraburgimit në Prizren para 3 vjetëve.
“Tash sa dolëm nga prokuroria ku ishin të pranishëm kryeprokurori dhe Metush Biraj.Raportin na e kanë dhënë në dy kopje, në dy gjuhë dhe të përkthyer. Sipas konkluzioneve, bëhet fjalë për vrasje e jo për vetëvrasje, sipas ekspertizës. Bëhet fjalë për vrasje, dhe duhet të hapen hetimet për vrajsen”, ka thënë ai.
Prindi i Astritit, Avni Dehari, pas marrjes së raportit ka deklaruar se shteti është munduar që ta fsheh të gjithë rastin.
Ai e ka bërë fajtor, prokurorin Syë Hoxha, i cili në fillim ka qenë prokurori i cili është marrë me këtë rast si dhe ish-ministren Dhurata Hoxha e cila kishte qenë ministre e drejtësisë në kohën kur Dehari kishte vdekur.
“Dua të përmend se në rastin e Astritt që e kanë vrarë në burgun e Prizrenit, përgjegjës janë përpos kryeprokurorit të atëhershëm Sylë Hoxha me kompaninë e tij, dhe ministren e atëhershme Dhurata Hoxha, janë edhe argatët e tyre, po ashtu edhe kryetarin e KMDLNj-së, Behgjet Shalën’, ka thënë ai, shkruan FaktePlus.
E pos tyre Avniu ka akuzuar edhe disa media dhe gazetarë të cilët kanë ndikuar që ky rast të mos zbardhet.
Babai i Astritit, Avni Dehari pas marrjes së rapotit ka këkruar nga oprganet e drejëtsisë që të hapen hetimet rreth personave përgjegjës.
“Unë si prind tash pres nga organet e drejtësisë që të hapin hetimet dhe të këkrohet përgjegjësi nga ata të gjithë që kanë marrë pjesë në vrasjen e Astritit”, ka thënë ai.
Ndërsa, nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari, ka thënë se raporti nga Zvicra është lëshuar më 4 tetor të 2019.
“Këtu e kemi zarfin që ju ka ardh prej Zvicre, pra është data, letra ka mbërri më 4 tetor, pra më këtë datë është lëshuar prej Zvicre, është edhe vula”, ka thënë ajo.
Sipas saj, prokurori i atëhershëm Sylë Hoxha, u ka premtuar që për 15 ditë do të zbardhet rasti i Astriti gjë kjo e cila nuk ka ndodhur.
“Ne e kemi dit rastin që Astrin e kanë vra, por juridikisht si rast nuk ka qenë e mbyllur. Janë bërë tri vjet e neve na kan lan zi n’kazan. Sylë Hoxha na ka thënë se brenda 15 ditëve do ta mbyllin ratsin si vetëvrasje, por tash nuk iu doli vetëvrasje”, ka thënë ajo./FaktePlus