Avioni holandez i evakuimit detyrohet të largohet nga Kabuli pa asnjë pasagjer
Një aeroplan ushtarak i dërguar në Kabul nga Holanda për të evakuuar qytetarët holandezë, është detyruar që të ngrihej pa asnjë pasagjer në bord, pas krijimit të skenave kaotike në aeroport të martën, tha ministrja e Jashtme holandeze, Sigrid Kaag.
“Kishte shumë pak kohë,” i tha ajo agjencisë holandeze të lajmeve ANP.
“Kishte shumë njerëz në portat e aeroportit, me fëmijët e tyre dhe me familjet e tyre. Është e tmerrshme. Ne jemi përsëri në kontakt me qytetarët holandezë atje. Në këtë rast, ne po flasim vetëm për evakuuesit holandezë dhe me shpresë, situata do të jetë më e mirë nesër. Ne, dhe vendet e tjera evropiane, jemi të fokusuar në marrjen e qartësisë sesi menaxhohet procesi në dhe përreth aeroportit, “tha ministrja
Avioni kishte qenë në tokë për gjysmë ore para se të nisej pa asnjë pasagjer, tha ajo.
Ministria e Punëve të Jashtme tha të Mërkurën se ka shtetas holandezë në fluturime të tjera evakuimi që janë nisur nga Kabuli, në një deklaratë për CNN.
Ajo vazhdoi: “Hollanda dhe aleatët e saj po punojnë shumë për të organizuar fluturime shtesë evakuimi. Informacioni i ri do të jepet sapo ministria të jetë në gjendje të konfirmojë përmbajtjen e tij. “
Aeroplani fillestar i dërguar nga Holanda të hënën për të evakuuar njerëzit nga Afganistani nuk ishte në gjendje të ulej në Kabul dhe duhej të kthehej për shkak të skenave të rrezikshme që u shfaqën në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, tha Ministria.