Avdyli thotë se anulimi i Ligjit për Paga është “një shuplakë fytyrës” për mjekët
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese për hedhjen poshtë të vendimit për Ligjin e Pagave.
Avdyli thotë se heronjve tanë në shëndetësi ua dhamë një shuplakë fytyrës në kohë pandemie.
Derisa shton se kuvendi duhet sa më parë të rifilloj punën për rihartimin e ligjit të ri për kategorizimin e pagave.
Ky është postimi i plotë:
Heronjëve tanë në shëndetësi ua dhamë një shuplakë fytyrës në kohë pandemie. Pagat sdo rriten sepse kështu deshti nje avokat e vertetua nga disa gjyqtarë me paga të larta. Ky avokat i popullit që veq i popullit smund të jetë ra pre e lojërave politike si duket. Unë sot jam me punëtoret shëndetësor e arsimor etj.
Ata meritojnë më shumë se vetëm lavde boshe. Qeveria duhet sa më parë të krijoi Fond për përkrahje financiare për punëtorë shëndetësore gjithmonë bazuar në performancë e punë. Kurse kuvendi sa më parë të rifilloj punën për rihartimin e ligjit të ri për kategorizimin e pagave.