Avdyli: Më 14 shkurt fillon etapa e re e shtetndërtimit, fillon çlirimi nga keqqeverisja
Haxhi Avdyli ka reaguar lidhur me marrëveshjen e nënshkruar sot në mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për të hyrë në garë zgjedhore në një listë të përbashkët të kandidimit.
Avdyli e përkrahi këtë marrëveshje, duke thënë se 14 shkurti do të jetë data kur do të fillojë çlirimi nga keqqeverisja.
Madje Avdyli deklaroi se tani Kosova ka shpresë.
“14 SHKURT Referendum për fillimin e etapës së re të shtetndërtimit. Fillon çlirimi nga Keqqeverisja. Kosova ka shpresë”, ka shkruar Avdyli në Facebook, tha ai.
Haxhi Avdyli ndryshe është një nga emrat që së fundi u largua nga LDK-ja, pasi i njëjti vazhdoi të deklarohet kundër tyre dhe në përkrahje të Vjosa Osmanit