Avdyli: LDK e ka kandidaten për kryeministre, unë në politikë jam futur për parime
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se në politikë është futur për parime dhe për të treguar moral, andaj nuk do ta votoj një koalicion AAK-Nisma-LDK.
Sipas tij, Osmani përfaqëson zërin e qytetarëve.
“A është dëgjuar zëri i kandidates tonë për kryeministre, mendoj që kjo mënyrë e veprimit nuk na avancon neve si LDK, por më e rëndësishme është gjendja në të cilën jemi ne si Kosovë. LDK e ka një kandidat për kryeministër, është Vjosa. Në këto raste ne nuk kemi çka të veprojmë përtej asaj, por sidoqoftë Vjosa Osmani përfaqëson zërin e qytetarëve”, ka thënë ai.
Avdyli ka thënë se ka lobuar, dhe ka punuar që koalicioni LDK-VV të funksionojë.
“Kam punuar në këtë koalicion, punova që të ndodhte”, ka theksuar tutje ai në T7
“Një program një fletë që nxjerrët para deputetëve nuk ka vlerë. Në politikë jam futur për parime dhe moral. Kjo mendoj se përfaqëson më së miri frymën demokratike” , shton ai.