Avdullah Hoti njoftohet nga Skender Hyseni për takimin e mbajtur në Bruksel
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka pritur në takim Koordinatorin Shtetëror për Dialogun, Skender Hyseni.
Hoti u njoftua për takimet e mbajtur në Bruksel në mes të delegacionit të Kosovës dhe atë të Serbisë.
Hyseni po ashtu e të parin e qeverisë edhe për takimet e tij të tjera të rëndësishme, ndër të cilat edhe me Asistent Sekretarin kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker.
Skender Hyseni, dje ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa.
Mustafa ka thënë se nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke.