Avdullah Hoti lëshon seancën, shkon në Qeveri
Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, është parë duke u larguar nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës,ku edhe po mbahet seanca për votimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Hoti i cili vjen nga radhët e partisë që ka iniciuar mbajtjen e kësja seance, LDK, ka lënë ndërtesën e Kuvendit dhe është parë duke shkuar në drejtim të zyrës së tij në objektin e Qeverisë.
Në anën tjetër, kjo seancë e cila u mendua të fillonte në orën 11:00, po zhvillohet, ku së fundmi edhe Lista Serbe dhe Grupi 6+ kanë dalë pro mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.
Për mbajtjen e kësaj seance gjatë ditës së sotme, ka njoftuar dje në një konferencë për media Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka dalë kundër këtij mocioni.