Avdullah Hoti i reagon Haki Abazit: Intuita më thoshte se ky është njeri i keq
Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, me mocionin e iniciuar nga LDK, kryeministri në detyrë, Albin Kurti është “hakmerr” ndaj kësaj partie.
Ai shkarkoi zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti. Që kë i fundit sot u sulmua ashpër nga ish-kolegu i tij, zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi.
Atë e ka quajtur mbështetës e përkrahës të presidentit Thaçi, madje duke shkuar edhe më larg sa që e ka cilësuar si “servile”, shkruan FaktePlus.
Por tani erdhi reagimi i Avdullah Hotit. Ai tha Abazi po nxjerrë vrer ndaj tij dhe se po thotë të pavërteta me vetëdije të plotë e që këto të pavërteta nuk i han as zogjtë e malit.
Postimi i plotë i Hotit:
- Abazi po nxjerr vrere ndaj meje. Po thote te paverteta me vetedije te plote, qe as zogjte e malit nuk i hane. Une nuk i kam faj qe nuk zgjati qeverisja jone e perbashket dhe ai kete e di. Fajet i ka shefi i tij, por edhe ai vete.
Ndoshta tash i kane dhene detyre te me shaje mua e LDK-ne, sic e ka pasur detyre me heret te shante Vetevendosjen e PDK-ne.
Me kedo qe kam punuar edhe nje dite te vetme une mundohem ta ruaj respektin. Por, ky nuk po me le hapesire per kete.
Sa i lumtur jam qe nuk e kemi pranuar ne LDK me 2018, kur me vinte ne zyre e kerkonte te futej ne strukturat tona. Intuita ime atehere me thoshte se ky nuk eshte njeri i keq, por se nuk frymon LDK dhe si qasje dhe diskurs politik.
Kete te fundit e kam besuar edhe atehere, e shume me teper sot. Nderkaq, per te paren tash e mora vesh se paskam qene teper gabim, se ky qenka edhe i lig.
Eshte mire ta pyes baben e vete, dhe te turperohet pak qe pa asnje te drejte e pa asnje fakt po e shane nje mik te mire te babes se vet.
Shpërthen Haki Abazi: Shefat e Hotit e të Veliut gjatë gjithë kohës kanë qenë Thaçi dhe Mustafa