Ava Max krenare që është shqiptare: Duke u kthyer përsëri tek rrënjët e mija
Tashmë shqiptarët në botë po prezantohen me krenari nga disa prej emrave më të njohur të muzikës.
Janë Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Ava Max e shumë të tjera që po prekin majat e muzikës në botë dhe me krenari tregojnë për rrënjët e tyre.
Se sa krenare është për prejardhjen e saj e ka treguar së fundi Ava Max në një postim që bëri në Instagram.
Në një imazh ku shihet e veshur me një bluzë të zezë dhe grim më ngjyrat kuq e zi, Ava ka shkruar “Duke u rikthyer tek rrënjët e mija shqiptare”.
Ndërkohë, ‘Torn’ mban titullin kënga e fundit e Ava Max e cila erdhi edhe me videoklip.