Autoriteti i Aviacionit Civil do që problemet në “Adem Jashari” të zgjidhen me dialog
Për shkak të zhvillimeve të fundit në Aeroportin “Adem Jashari”, ka reaguar edhe Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC).
AAC i bëri thirrje Sindikatës së Punëtorëve dhe organit menaxhues të ANP “Adem Jashari”, kompanisë “Limak”, të zhvillojnë dialog social dhe të gjejnë zgjidhje të pranueshme për të dy palët brenda kornizës ligjore, në mënyrë që të parandalojnë pengimin e operimeve të aeroportit.
“E drejta në grevë është e garantuar me Kushtetutë dhe akte juridike ndërkombëtare të cilat zbatohen në vendin tonë, por paraprakisht duhet të ezaurohen mundësitë që ofron dialogu social”, thuhet në njoftimin e AAC-së.
Kurse joligjore dhe të pabazuara po i cilësojnë zyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kërkesat e punëtorëve, që kanë nisur sot në mëngjes një protestë.
Ata po mbajnë një konferencë për media.
Valentina Gara, zëdhënëse në ANP “Adem Jashari”, ka thënë se kërkesat e tyre janë joligjore dhe të pabazuara.
“Ata duhet t’u referohen kontratave që kanë nënshkruar vetë. Ata kanë pranuar kushtet që u janë ofruar.