Automjeti bie rreth 40 metra thellësi në liqen, nxirret një trup i pajetë
Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Shushicë të Gramshit.
Mësohet se një automjet ka rënë rreth 40 metra thellësi në liqenin e Banjës në Shqipëri.
Kurse dyshohet se në automjet ndodhen disa persona, ndërkohë që është konfirmuar një viktimë.
Nuk dihen ende detaje më të hollësishme, por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë.