Autobusi del nga rruga, 18 të vdekur e 108 të plagosur
18 persona kanë vdekur e 108 janë plagosur pasi një autobus i mbingarkuar doli nga rruga dhe rrëshqiti 50 metra poshtë, në një kodër në Katmandu të Nepalit.
Autobusi ishte i mbushur me pasagjerë të cilët po ktheheshin pasi kishin festuar në festivalin hindu të Dashainit, shkruan AFP.
Një zyrtare e distriktit i tha AFP-së se po hetojnë shkaqet e aksidentit.
“6 vdiqën menjëherë ndërsa pesë rrugës për në spital. Po hetohen shkaqet e aksidentit”, tha ajo, përcjell FaktePlus./FaktePlus