Austria i hap mbi 400 qendra të skijimit
Austria i ka hapur më shumë se 400 stacione të skijimit vetëm pak ditë para se vendi të hyjë në një bllokim kombëtar.
Qeveria e atjeshme në një deklaratë për media ka thënë se pasi skijimi është një sport në natyrë është i sigurt, qytetarëve iu është bërë thirrje që të marrin masa paraprake kundër përhapjes së COVID-19.
Stacionet e skijimit do të jenë të hapura gjatë gjithë karantimit të vendit, hotelet, baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura, shkruan BBC.