Austri: Punimin e diplomës së doktoraturës e kishte plagjiaturë, jep dorëheqje ministrja
Ministri e Punës dhe Çështjeve Familjare në Austri Christine Aschbacher, gjatë ditës së djeshme ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Kjo për shkak të skandali me punimin e saj të diplomës.
Sipas ekspertit Stefan Weber, ajo kishte kopjuar një të pestën e disertacionit të saj të doktoratës nga burime të tjera, si dhe pjesë të disertacionit të saj.
Aschenbacher, i ka mohuar këto akuza.
Por, sipas saj vendimin për t’u larguar nga pozita e ka marrë në mbrojtje të familjes, raportojnë mediat austriake.
Kryeministri i Austrisë Stefan Kurz, e ka pranuar dorëheqjen nga vartësia e tij dhe e ka falënderuar për shërbimin në këtë pozitë.