Atletico pret që Griezmann t’i bashkohet Barcelonës
Atletico Madrid po pret që Antoine Griezmann t’i bashkohet Barcelonës këtë verë, sipas raportimeve të Cadena Ser.
Katalunasit janë duke e kërkuar që një kohë të gjatë kampionin e botës me Francën, dhe verën e kaluar ishin shumë afër që ta merrnin në radhët e veta.
Për më tepër, ka edhe njerëz të afërt me sulmuesin të cilët mendojnë se ai është afër që të transferohet te kampioni spanjoll.