ATK’ja inkasoi 212 milionë euro për pesë muaj
Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka njoftuar se të hyrat e këtij institucioni, për periudhën janar-maj të këtij viti, janë 212.3 milionë euro, që në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, janë rreth 18.7 milionë euro më shumë.
Ai ka thënë për “Epoka e re” se kanë zhvilluar rreth 127 aktivitete të konfiskimit të pasurisë, e si rrjedhojë e tyre janë inkasuar mbi 2.6 milionë euro.
Murtezaj ka thënë se nuk është i mjaftueshëm numri i inspektorëve që ka ATK’ja. Ai ka treguar se kanë bërë kërkesë për rritjen e numrit të tyre.
Drejtori i ATK’së po ashtu ka thënë se me ardhjen e tij në krye të institucionit, janë zhvilluar një mori aktivitetesh në drejtim të reformave brenda këtij institucioni.