Atentat në Tiranë, mbetet i vdekur një person
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mbrëmje në zonën e njohur të ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se i është bërë atentat një personi, i cili ka mbetur i vdekur në makinën e tij.
Dëshmitarët nga vendngjarja thonë për Newsbomb.al se nuk bëhet fjalë për një aksident të thjeshtë por atentat ndaj drejtuesit të makinës së bardhë, i cili është qëlluar gjatë ecjes dhe ka ndërruar jetë në timon. Makina më pas është përplasur me disa mjete të tjera.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet se kush është personi i mbetur i vrarë apo rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja.