Ata që mbeten pa u qethur, Valon Berisha ua bën zgjidhjen
Futbollistët në mbarë Evropën po qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre pasi që futbolli ka pauzuar për një kohë për shkak të koronavirusit.
Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha ka filluar profesion të ri gjatë kësaj kohe.
Ai ka bërë rolin e frizerit duke e qethur një mik të tij pasi që këto ditë është vështirë të gjesh një lokal të hapur.