“Asnjëri prej mjekëve të PDK-së nuk po e mëson Veselin se si të mbrohet nga koronavirusi”
Kadri Veseli ende nuk është mësuar se si të mbrohet nga infeksioni koronavirus, ka thënë gazetari Bujar Vitija.
Duke iu referuar qëndrimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës gjatë një vizite në Ferizaj të martën, Vitija ka vënë në pah pakujdesinë e Veselit përball rrezikut të përhapjes së epidemisë COVID-19.
“Boll mjekë ka PDK-ja, sidomos ka Ferizaji, por asnjani prej tyne nuk po e mëson kryetarin e partisë qysh mu mbrojt prej koronavirusit”, ka shkruar Vitija në Facebook.
“Dje i shtrëngoj duart me plot persona, sot tu e mbajt maskën në dorë. Nëse nuk i ngon mjekët, është mirë me e këshillu ish-ministri Uran Ismaili. Nashta ka msu diçka tu nejt në QKUK”, ka thënë ai.
Boll mjeke ka PDK-ja, sidomos ka Ferizaji, por asnjani prej tyne nuk po e meson kryetarin e partise qysh mu mbrojt prej…
Julkaissut Bujar Vitija Tiistaina 7. huhtikuuta 2020