141 persona të shëruar dhe 66 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëyar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar 66 raste të reja me COVID-19.
Sipas njoftimit theksohet tutje se në këtë interval kohorë nuk ka ndodhur asnjë vdekje. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 141 persona.
Njoftimi i plotë:
Gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 503 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 66 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 15.208 raste nga 63.110 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 141 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.815 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.778.
141 TË SHËRUAR DHE 66 RASTE ME COVID-19!Situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne…
Julkaissut Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës Tiistaina 22. syyskuuta 2020