Asllani pozon me “shqiponjë” në tapetin e kuq të “Ballon d’Or”
02/12/2019, 23:23
Kosovare Asllani është zgjedhur në mesin e 10-të futbollistëve më të mira në botë për vitin 2019, nga magazina franceze “France Football”.
Ajo ka qenë e pranishme në ceremoninë gala që u organizua sonte në Paris.
Nga tapeti i kuq ku defiluan lojtarët më të mëdhenjë të globit, ajo pozoi me “shqiponjë”.
Ndryshe, suksesi më i madh që e arriti Asllani në vitin 2019 ishte gjysmëfinalja në Kupën e Botës me Suedinë.