“Askush s’ishte brenda, ka dëme të konsiderueshme”, Ramiz Kelmendi flet për djegien e objektit

Ramiz Kelmendi, pronar i objektit i cili u përfshi nga zjarri në Pejë, është deklaruar në lidhje me incidentin.
Ai në një prononcim për Klankosova ka thënë se flakët e përfshinë depon rreth orës 8 të së shtunës dhe se kohën e incidentit nuk ndodhej askush brenda.
“Zjarri e ka përfshirë depon sot rreth orës 8 të mëngjesit. Asnjë punëtor nuk ka qenë në objekt në momentin që ka ndodhur zjarri. Zjarri është ende aktiv dhe zjarrfikësit janë duke u munduar ta shuajnë. Ky zjarr ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”, ka thënë Kelmendi.