ASK tregon se ku kishte rritje e ku rënie në tregtinë me pakicë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e parë (TM1 2020), me ç’rast tregohet se ku kishte rritje dhe ku kishte rënie gjatë tremujorit të parë të këtij viti.
Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.
Në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2020, krahasuar me TM4 2019 ka shënuar rritje: Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane jo të specializuara (17.5%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (5.2%); dhe Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (1.8%).
Derisa, gjatë këtij tremujori rënie kanë shënuar: Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (-13.3%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (-11.9%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (-8.8%); Tregtia me pakicë në dyqane të specializuara (-8.1%); si dhe Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (-7.3%).
Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Tregtisë me Pakicë, për TM1 2020, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/statistikat-afatshkurtra