Asistenti i Pence rezulton pozitiv me koronavirus
Marc Short, shefi i stafit të zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence, është testuar pozitiv për koronavirus.
Zëvendëspresidenti dhe bashkëshortja e tij janë testuar negativë për Covid-19 dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas një njoftimi të administratës amerikane, thuhej se zëvendëspresidenti do të vazhdojë me orarin e tij të përcaktuar.
Shefi i stafit ka rezultuar pozitiv në fillim të javës. Shtetet e Bashkuara kanë thyer rekordin ditor të rasteve kur të premten janë konfirmuar 84 mijë raste të reja. Ngritja e rasteve ka nisur pak ditë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.