Ashtu siç ia nisi përfundon pjesa e parë mes Man United dhe Wolves, dominimi i takon mysafirëve
Xhiroja e 21-të në Premierligë mbyllet me takimin mes Manchester United dhe Wolverhampton Wanderers që po luhet.
Djajtë e Kuq barazuan me ujqërit në ‘Teatrin e Ëndrrave’ pa gola me rezultat 0-0 në 45 minutat e parë.
Mysafirët i dominuan vendasit me raste dhe me posedim, por pa zhbllokuar shifrat.
Dy ekipet në fjalë kërkojnë fitoren, që të mbesin në garë për pozitat që dërgojnë në garat evropiane.