AShAK-u tenderon hotele për mysafirë
Akademia e Shkencës dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK), po përkujdeset që mysafirët t’i rehatojë nëpër hotele.
Për akomodimin e mysafirëve të akademikëve të Kosovës po përzgjidhen hotele luksoze.
Brenda këtij viti, Akademia realizoi dy tenderë për këtë çështje, shkruan FaktePlus.
“Akomodimi dhe strehimi i mysafirëve të ASHAK-ut” , quhet tenderi i fundit që ASHAK-u e nënshkroi me “Flotex Hotel Prishtina”.
Kjo kontratë është e vlefshme deri më 25 janar 2019 në vlerë prej 960.00 euro.
Gjithashtu, ASHAK e ka lidhur edhe një kontratë tjetër. Më saktësisht më datë 15 maj, ASHAK kishte lidhur kontratë me hotelin “Sirus” për akomodimi dhe strehimi i mysafirëve të ASHAK-ut.
Vlera e përgjithshme e kontratës ka qenë 6000 euro. Sipas “njoftimit për dhënie të kontratës” të publikuar në KRPP, më këtë kontratë ASHAK i ka realizuar 75 fjetje.
Sipas përllogaritjeve, një natë ka kushtuar 80 euro./FaktePlus/