Asgjë nuk është e sigurtë – Allegri për të ardhmen e tij në Juventus
Massimiliano Allegri refuzoi të ofrojë ndonjë garanci lidhur me të ardhmen e tij të Juventusi, por theksoi se është i lumtur në Torino.
Kontrata e Allegrit do të përfundojë në qershor të vitit 2020, por ai është përfolur se ai mund të kalojëme në Real Madrid apo Manchester United, situata menaxheriale e të cilave për 2019-20 mbetet e paqartë, raporton FaktePlus
Por Allegri nuk ka mundur të japë ndonjë garanci se mandati i tij do të zgjasë përtej këtij sezoni, pavarësisht se e sheh “Zonjën e Vjetër” 11 pikë larg Napolit në luftën për titull në Serie A.
“Asgjë nuk është e sigurt, unë kam qenë mirë këtu në Juventus për pesë vjet dhe jam i lumtur. Kam kontratë dhe jam i kënaqur këtu në Juventus.
“Unë jam i përqendruar në të tashmen, në objektivat tona për këtë sezon. Ne kemi fituar Supercoppa, tani duhet të fitojmë Serie A dhe Ligën e Kampionëve”. tha ai në një konferencë shtypi./FaktePlus