Arturo Vidal nënshkruan te Inter
Futbollisti nga Klili, Arturo Vidal, ka nënshkruar të Inter në Serie A.
Lajmi tashmë është konfirmuar nga skuadra ‘Zi e Kaltër’.
“Mirë se erdhe Arturo Vidal, ai është një lojtar i Interit”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Vidal edhe më parë ka luajtur në Serie A të Italisë, pasi ka bartur fanellën e Juventusit.
Ai për dy vite ishte pjesë e Barcelonës, ku zhvilloi 66 ndeshje, duke shtuar edhe 11 gola.