Artir Gjikokaj promovon këngën “Bjeri Pishman”
Këngëtari i njohur kosovar, Artir Gjikokaj, ka promovuar projektin e radhës, pas sukseseve të mëdha që arriti me këngët e mëparshme.
Gjikokaj mbrëmë ka promovuar këngën e tij “Bjeri Pishman”, në të cilën i këndon dashurisë.
Kënga është incizuar nga videoproduksioni URBANGraphics, dhe është realizuar nga studio “Duo Bass Records”.
Kujtojmë se projektet e këngëtarit Artir Gjikokaj, si kënga “Në zemër” e të tjera kanë qenë pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku./FaktePlus