“Arti që i jep ngjyrë qytetit”
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka premtuar mbështetjen e projekteve atraktive të artistëve.
Ai sot në Gjakovë ka promovuar projektin “Arti që i jep ngjyrë qytetit”.
“Bashkë me artistët e rinj nga Gjakova, promovuam projektin: “Arti që i jep ngjyrë qytetit”. Me duart e arta ata kanë vizatuar murale të ndryshme duke krijuar pamje të mrekullueshme dhe atraktive, dhe kështu kanë ndryshuar pamjen e pahijshme të këtyre hapësirave. Do të vazhdojmë edhe më tutje të mbështesim projekte të tilla për ta nxitur edhe më shumë aktivizimin e kreativitetit dhe përformancës artistike”, ka shkruar Gashi në facebook/FaktePlus