Arsyetohet çerdhja ku dadoja rrahu fëmijën
Gjatë ditës së djeshme në çerdhen “Cambridge Kids” në Prishtinë një dado ka rrahur fëmijën, për çka nëna e tij ka publikuar videon.
E për këtë kanë reaguar nga kjo dado duke thënë se edukatorja është përjashtuar nga puna e që prindërve iu është kërkuar falje. E në sqarimin duke e cilësuar si incident thonë se i ka goditur më së shumti vet ata.
Reagimi i plotë:
Të dashur prindër,
Si edhe jeni në dijeni të gjitha ambientet e kopshtit tonë janë në monitorim 24oresh të kamerave dhe të gjithë Ju keni qasje në cdo kohë.
Gjatë ditës së djeshme, njëri nga prindërit ishte duke parë kamerat në momentin kur edukatorja e merr me forcë dhe në mënyrë jo profesionale e vendosë fëmijën e tij në karrocë.
Me të parë skenën përgjegjësit e ndërrimit menjëherë kanë reaguar duke e përjashtuar nga puna punëtoren ne fjalë, ndërsa prindit I është kërkuar falje dhe i është lejuar qasje në të gjitha inqizimet në klasën e fëmijës së tij, në mënyrë që të shoh se si është trajtuar fëmija I tij gjatë gjithë qëndrimit në qerdhen tonë.
Menaxhmenti I kopshtit shpreh keqardhjen dhe indiniatën me te thelle me sjelljen e edukatorës në fjalë.
Sigurojmë prindin në fjalë dhe të gjithë Juve se sjellje të tilla nuk do të tolerohen në kopshtin tonë. Ky incident na ka goditur më së shumti neve.
Andaj kërkojmë falje deri në përulje për një incident të tillë.
Në ndërkohë që kërkojmë mirëputimin dhe besimin Tuaj prindor që të tejkalojmë këtë rast të izoluar dhe të pa presedan.
Me mirkuptim,
Cambridge Kids
E tmerrshme, dado rrah fëmijën në kopshtin “Cambridge” në Prishtinë